Vjen nga Amerika për të votuar, flet mërgimtari nga Rahoveci

Aktuale

Vjen nga Amerika për të votuar, flet mërgimtari nga Rahoveci

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 08:12
Tonny Hoti

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasditen e së shtunës ka ardhur Tonny Hoti, enkas për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

Hoti thotë se e drejta për të votuar ishte arsyeja kryesore që e solli kësaj radhe në Kosovë.

“Jam nga Ratkoci Komuna e Rahovecit. Kam ardhur për votime, për të votuar. Do të votojmë ta kryejmë atë punën e qytetarit siç e ka.

Fitoft ai që është më i miri”, tha mërgimtari Tonny Hoti, i cili tregoi se ka ardhur vetëm për të votuar edhe në raundin e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat