Qendra më e madhe e votimit në Junik, shkolla e mesme e ulët “Edmond Hoxha” është hapur me kohë.
Aty është vërejtur një fluks i madh i njerëzve për të votuar në orët e hershme të mëngjesit.
Menaxherja e kësaj qendre ka deklaruar se gazetarët nuk kanë të drejtë t’i intervistojnë qytetarët dhe të tjerë brenda qendrave të votimit.
Po ashtu nuk është dhënë asnjë detaj sa i përket aspektit logjistik se sa votues janë apo edhe sa votues kanë të drejtë vote