Prokuroria e Shtetit me mbi 50 prokurorë në mbrojtje të votës

Aktuale

Prokuroria e Shtetit me mbi 50 prokurorë në mbrojtje të votës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor.

I cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash.

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi pesëdhjetë (50) prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat