(E plotësuar 11:24) - Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin masovikisht për ta shfrytëzuar të drejtën e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Pasi votoi në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren, Haskuka i cili është edhe kryetar aktual, tha se i tërë procesi deri më tani po shkon në rregull.
Haskuka: Ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë
“Sapo votova. Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë. Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar. Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, tha ai.
Kundërkandidat i Haskukës në këto zgjedhje është Shaqir Totaj i PDK-së.
***
Sot po mbahen zgjedhjet lokale në 21 komuna .
Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka hedhur votën.
Ai ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren.
Ndryshe, Haskuka garon për të parin e Prizrenit në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Tolajn.