(E plotësuar) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për të parin e qytetit. Me rastin e votimit Haradinaj tha se raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm se i pari.
Ndonëse kandidati i tyre për Prishtinën nuk arriti të shkojë në balotazh, i pari i AAK-së tha se mosvotimi në këtë raund të dytë është ndëshkim për katër vitet e ardhshme.
Haradinaj: Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm se i pari
"Raundi i dytë nuk është më pak i rëndësishëm sesa raundi i parë. Duke mosvotuar e ndëshkojmë veten për shkak se përgjatë katër viteve që do të vijnë do të jetojmë me rezultatin, me nivelin, me kualitetin e jetës ose të qeverisjes që ka ndikim direkt në jetën tonë. Ju lutem votoni të gjithë", tha ai.
***
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar.
Ai ka hedhur votën në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj.
Ndryshe, sot po mbahen zgjedhjet lokale në 21 komuna.