Zgjedhjet e balotazhit në Kosovë po mbahen në rrethana krejtësisht të reja, dhe thuaja në një rimodelim zgjedhor, sigurisht jo në aspektin formal.
Në fakt, këto do të jenë vetëm uvertura e ndryshimeve politike, që do të imponohen. Fundi i antivlerave do të afrohet edhe më tej, brenda strukturave dhe për mbështetjen që vetë strukturat u kanë dhënë atyre.
Raundi i parë tregoi se fitoret sado pompoze që mund të jenë, pavarësisht nga shkaqet, rezultati i tyre tepër i vështirë është të mbahet, veçmas kur ato vijnë si rezultat i rrethanave të pazakonta.
Të pazakonta, sepse deri në fund të vitit të shkuar kishte një përpjekje të jashtme dhe të brendshme për të mos lejuar zgjedhje të reja nacionale në Kosovë, pavarësisht ndodhive, dhe komprometimit të rëndë të pushtetit dhe qeverisjes.
Vala e përpjekjeve dhe grupimit për ndarjen e Kosovës, u trondit me arrestimin e Hashim Thaçit nga gjykata speciale, e pasuar me arrestimet tjera të anëtarëve të grupit “Ndërmarrje kriminale”. Pa këto arrestime dhe veçmas të Thaçit, shanset për zgjedhje nacionale ishin thuajse zero. Fitorja e Bajdenit, i hapi rrugë zgjedhjeve përfundimisht.

Një Qeveri e imponuar në kundërshtim me frymën dhe qasjen demokratike, që e aspiron Kosova, jo sot, por që nga përpjekjet e para kur LDK-ja u krijua si alternativë shqiptare, për t’i nxjerrë nga okupimi sllavë.
Nga ajo kohë, pas vdekjes së Rugovës, veçmas pas zgjedhjes së Isa Mustafës kryeministër, e deri në zgjedhjet e fundit nacionale, ne e pamë një LDK në përmbytje të vazhdueshme, në vlera dhe në rezultate zgjedhore. Por, u deshtë të ndodhte edhe përmbysja me votë, për të filluar fundi i një strukture të dështuar politike partiake, dhe për nga interesi nacional.
LDK-ja, nën Isa Mustafën gradualisht kishte përmbysur konceptet e rugovizmit, aq sa u provua edhe disa herë me ndryshimin e emrit në zgjedhje, Lidhja..., etj., një tendencë latente për të provuar para publikut se ajo ka një lider dhe një strukturë, të shkëputur në politikbërje nga rugovizmi dhe nga vetë Rugova, ndonëse në çdo fushatë, flamuri Dardan tundej me të madhe, pa bërë asgjë, kur atë e hiqte dhe e devalvonte nga dokumentet shtetërore presidenciale Hashim Thaçi, dhe duke e refuzuar ta bënte flamur presidencial. Gjë që më në fund e bëri Vjosa Osmani!
Pra, një LDK nën diktatin e Hashim Thaçit, apo të një partneriteti mish e thua, Thaçi-Mustafa, u shemb në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Vetëm ajo shembje filloi të sillte një këndellje në LDK. E detyroi ta bënte të pashmangshme dorëheqjen e Isa Mustafës, dhe të menjëhershme, pavarësisht se që kur ishte bërë kryetar i partisë, kishte njohur vetëm humbje. Ai iku nga partia pa shijen e fitores!
Jo vetëm LDK-ja, por edhe PDK-ja, për herë të parë në këto zgjedhje njohu një shtensionim, një fillim të daljes nga ngërçi apo guaska ku e kishin futur ‘komandantët’.
Madje në Prishtinë, edhe pse pa ‘heronjtë’ - etërit e saj, ajo arriti një nga rezultatet më mbresëlënëse, dhe duke u dhënë një fije shprese edhe zgjedhësve të saj, se kjo parti ka nisur rrugëtimin kah normaliteti.
Në kundërshtim me këtë frymë, e pamë sërish në ‘vendlindjen e saj’, epiqendrën e saj, në Drenas, e veçmas në Skenderaj, se kjo parti ka shumë punë për të bërë, për t’u kthyer në normalitet dhe për t’u liruar nga traumat e ‘komandantëve’.
Manipulimi i votuesve vazhdonte të ndodhte ende pa ardhur dita e zgjedhjeve nëpërmjet retorikës falëse, shpresës dhe iluzionit të rrejshëm, ‘se këta janë luftëtarët’, ‘më të dashurit e atdheut’, ata që derdhën gjak, dhe duke e harruar apo duke e hedhur si të pavlerë, pikërisht rrënjën e mitizimit të madhështisë së luftës, familjen Jashari.
Këto dy situata atipike, do të përcaktojnë fatin e mëtejshëm të kësaj partie, nëse ajo do të vazhdojë përtëritjen e saj me frymë demokracie apo atë të injorancës dhe të ngufatjes së saj nga eksponentë edhe të krimit të organizuar.
Ndërsa, e vetmja parti (nga ato parlamentare) ende e pa goditur nga procesi zgjedhor nacional, mbeti AAK-ja. Ajo ende vazhdon të funksionojë si familje, dhe nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur, ajo do të mbetet e tillë për aq kohë sa do të kenë mundësi fizike të jenë në krye të saj, vëllezërit Haradinaj.
Një çiflig partiak, që nuk mund të kapërcehet. Madje, në ‘territorin’ e saj, ku ajo pat arritur fitore në disa zgjedhje nacionale, si në Deçan, nuk ia ka dal as ta lëvizë e lëre më ta tronditë, Vetëvendosje apo koalicioni, siç shprehen disa, VV-Guxo, që në këto zgjedhje, sigurisht edhe në mungesë të Vjosa Osmanit, që për shkak të detyrimeve kushtetuese i ndalohet përfshirja në zgjedhje, pësoi një rënie të madhe.
Kjo situatë, pas votimeve të 17 tetorit, filloi t’i kthejë me këmbë në tokë fituesit, dhe duhet t’i kthejë edhe më, sepse sikurse ngjitja e shpejtë në pushtet, mund të ndodhë edhe zbritja, sepse shqiptarët më nuk do të pranojnë as lejojnë një kapje të dytë të shtetit!
Fundi i gogolëve po vjen!