PZAP deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë në lidhje me afishet të cilat janë parë të vendosura në shtyllat eleketrike në oborrin e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, në shkollën “Rasim Kiçina”.
Zëdhënësi i PZAP-së, Mul Desku ka treguar se nuk janë në dijeni për një rast të tillë dhe se nuk kanë pranuar ende ndonjë ankesë.
“Nuk kemi informacion për arsye se ne nuk e kemi obligim edhe nuk na lejohet të marrim asnjë veprim ex-officio.
Çdokush që mendon se i ka thyer dikush rregullat apo nenet e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, PZAP brenda afatit ligjor u jep përgjigje ankuesve. Por nuk ka pasur”.