Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka votuar në shkollën “Lugj Gurakuqi” në Batllavë.
Hyseni ka ftuar të gjithë qytetarët e Llapit që të dalin të votojnë në këto zgjedhje.
Hyseni:I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë
“Dolëm dhe kryem obligimin tonë qytetarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, qenka një ditë e mirë, mbrëmja do të jetë edhe më e mirë. Ka pasur entuziazëm, ka pasur përkrahje e di që do të jetë një rezultat i mirë. I ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për me tregua vullnetin aty ku e kanë mundësinë, kështu fuqia e tyre është në votën e tyre dhe këtë fuqi mos ta lënë pa e shfrytëzuar”, tha Hyseni.