Derisa po vazhdon procesi i votimit në gjithë 22 komuna të Kosovës, tashmë ka filluar edhe verifikimi i votave të diasporës, të cilat janë dërguar me postë.
Arbnor Mjeku nga organizata “Germin” ka thënë për lajmi.net se puna për verifikimin e këtyre votave po bëhet me itensitet të lartë dhe se sot pritet të përfundojë ky procesi.
Ai, ka theksuar se ky proces i verifikimit nuk po vëzhgohet partitë politike.
“Ne lidhje me vëzhgimin, vetëm organizata ‘GERMIN’ është duke e monitoruar këtë proces. Kurse partitë politike nuk kane dërguar deri me tani asnjë vëzhgues, gjë që tregon mos interesin e tyre”, ka thënë ai.
Deri tani, më së shumti zarfe me vota nga diaspora ka nga diaspora e Suharekës, Dragashi, Mamusha dhe Juniku.
Sipas Mjekut, pritet që nesër në mëngjes të fillojë numërimi i fletëvotimeve të verifikuara.