​8.69 për qind e qytetarëve në Kamenicë votuan deri në 11:00

Aktuale

​8.69 për qind e qytetarëve në Kamenicë votuan deri në 11:00

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Vetëm 8.69 për qind e qytetarëve në Kamenicë kanë votuar deri në orën 11:00.

Në periudhën e njëjtë në zgjedhjet e raundit të parë më 17 tetor, kishin votuar 230 qytetarë më shumë. 

Kryesuesi komunal zgjedhor, Agim Kastrati në intervistën për KP tregon për procesin e votimit që është duke u zhvilluar në 28 qendra të votimit. 

Kastrati: Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e deritanishme në Kamenicë

"Pjesëmarrja deri më tani kur po flasim 8.69 për qind në krahasim me trupën elektorale që i bie që i kemi diku 230 votues më pak se sa më 17 tetor. Megjithatë mund të themi se jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e deritanishme në Kamenicë", tha Kastrati. 

Ai tha se 28 qendrat e votimit në Kamenicë janë hapur me kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi, ndërkohë që janë gjashtë ekipe mobile që po u mundësojnë mbi 100 personave me nevoja të veçanta dhe atyre me COVID për të votuar. 

Kastrati: Kemi gjashtë ekipe mobile për votues me nevoja të veçanta

"Ne i kemi gjashtë ekipe mobile për votues me nevoja të veçanta dhe dy ekipe i kemi për COVID. 19 votues janë të infektuar me COVID, ndërsa të tjerët mbi 100 është numri i votuesve me nevoja të veçanta", tha Kastrati. 

Në Kamenicë të drejte vote kanë mbi 35 mijë qytetarë në 28 qendra votimi dhe 54 vendvotime. Në balotazh janë Qëndron Kastrati nga PSD dhe Kadri Rahimaj LVV. /Sh.Pajaziti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat