​Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë

Aktuale

​Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:18
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit. Pasi ushtroi të drejtën e votës ai kërkoi që qytetarët sa më shumë të dalin dhe të votojnë.

Ndërsa, kryeparlamentari uroi që ky proces i raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të shkojë mirë dhe në mbrëmje të përmbyllet ndershëm dhe fer gara dhe secili të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. 

Konjufca: Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë 

“Sapo e shfrytëzova të drejtën demokratike e qytetare për të votuar kështu mendoj se duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës në mënyrë sa më masive meqenëse sot është vendimi për të zgjedhur kryetarët e komunave anë e mbarë Kosovës. Pra, në këtë pjesë të balotazhit do zgjedhën edhe më shumë kryetar komunash sesa që u zgjedhën në raundin e parë e para është që sa më shumë qytetar është e rëndësishme që të dalin në zgjedhje kurse e dyta është se urojmë që procesi zgjedhor të shkoj mbarë e mirë që mos të ketë parregullsi të për përmbyllet në mbrëmje në mënyrë të ndershme dhe fer dhe që pastaj secili ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi ai. 

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tani në deri në orën 11:00 në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë të drejtën e votës e kanë ushtruar 88 mijë e 622 qytetar apo rreth 7.22%. 

Sot në 21 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të drejtë vote në këto palë zgjedhje kanë 1,260,571 qytetarë, ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Gjatë ditës së sotme këta qytetarë do të mund të votojnë në 575 Qendra të Votimit, përkatësisht 1638 vendvotime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat