Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Paris.
Takimin e bëri të ditur Soros, duke e publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Alex Soros shkroi se ishte i lumtur që takoi përsëri kryeministrin Kurti.
Ndërkaq, në takim ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e kryeministrit Kurti, Rita Augestad Knudsen, nobilisti Joseph Stiglitz dhe Laura Silber.
Postimi i plotë në Instagram:
E mrekullishme ta takoja përsëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Forumin e Paqes në Paris dhe patëm një ribashkim më miqtë tanë të vjetër Laura Silber dhe fituesin e çmimit Nobel, ekonomistin Joseph Stiglitz!