Avokati Arianit Koci përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar reth një thirrje që ka pranuar gjatë ditës së sotme.
Ai tregon që dikush e ka thirr në telefon për ta pyetur nëse ka votuar, përcjell “Bota sot”.
Koci thotë se në momentin që e pyeta se kush ishte dhe për çfarë qëllimi i duhet kjo informatë, ajo e ka mbyllur telefonin.
Kjo sjellje sipas avokatit është e turpshme dhe tregon që kemi probleme serioze.
Postimi i plotë
“Mirëdita. A keni votuar sot?” - po më thotë një zë femre në telefon.
Intonacioni i zërit ishte, thuajse kam obligim me u përgjigjë.
Më fal i thashë, i kam 3 pyetje para se me u përgjigjë:
- Kush jeni ju;
- Kush ja u ka dhënë numrin;
- Për çfarë qëllimi po ju nevojitet kjo informatë.
E ndali telefonin, pa fije respekti.
Kemi probleme serioze.
Kultura dhe kurtoazia elementare mësohet në fëmijëri.
E pa te, është e kotë shkollla.