U tha se është arrestuar djali i tij, flet kandidati i LDK-së

Aktuale

U tha se është arrestuar djali i tij, flet kandidati i LDK-së

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:49
Ruzhdi Shehu

(E plotësuar) - Kanidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka thënë se nuk ka informata që është arrestuar djali i tij.

Por këtë e ka mohuar edhe vetë Shehu.

Ai tha se nuk ka informacione dhe se kjo nuk qëndron.

“Nuk kam informacione, tani po dëgjoj, kjo nuk qëndron”, tha shkurt ai.

Lajmin për arrestimin e tij e ka dëftuar Besnik Tariri nga AAK, duke thënë se Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.

Djali i kandidatit për kryetar nga LDK-ja intervistohet nga policia, dyshohet se tentoi të votonte dy herë

Djali i kandidatit të LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është duke u intervistuar nga policia nën dyshimet se ka tentuar të votojë më shumë se një herë.

Lajmin se në në qendrën e votimit 3101C në Junik, një person është shoqëruar për në stacionin policor e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I njëjti momentalisht është duke u intervistuar nga policia.

Më pas, prokurori do ta vlerësojë se a ka elemente të veprës penale”, tha Nikçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat