Nënkryetari i deritashëm i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli e ka vlerësuar lartë sjelljen e dy kandidatëve për Prishtinën, Përparim Ramës dhe Arben Vitisë me njëri tjetrin si dy kundërshtar në procesin e balotazhit.
Ai ka thënë se këto fotografi ku rama e Vitia tregojnë sjellje vëllezërore, do të duhej të shërbenin si shembull për të gjithë.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Demokraci, kulturë dhe tolerancë politike, është respekti, konsiderata dhe mirësjellja ndaj të menduarit ndryshe!
Pasur parasysh këto fotografi të këtyre dy kandidatëve për Prishtinën, oponentë e me bindje të ndryshme politike, por me sjellje vëllazërore, do duhej të shërbente si shembull për të gjithë, që tek e fundit jemi vëllezër!
Dilni votoni!
Kontribuoni edhe ju në demokraci,
Votoni sipas bindjes tuaj!
Votoni më të mirin.