Sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar vetëm 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 6 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
14 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540.
Në total numri i rasteve aktive është 428.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU