Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani,ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po glorifikon kriminelët.
Përvec kësaj, Vela përmes një postimi në Tëitter, akuzoi presidentin serb se po i inkurajon edhe lëvizjet fashiste në Serbi.
Këtij postimi Vela ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me pamje nga zhvillimet e fundit në Serbi, ku janë vënë në dukje idetë fashiste dhe përkrahja e kriminelëve.
“#Vuçiq po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, duke mos zbatuar vendimet e ICTY dhe duke inkurajuar lëvizjet fashiste të Serbisë: Srpska Čast, Narodne Patrole, Zavetnici & Levijatan. Fytyra e vërtetë e një radikali!”, potencoi Vela.