Ka ndërruar jetë edhe një i dyshuar për pjesëmarrje në krime të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.
Mbrëmë sipas njoftimeve të familjarëve, është nda nga jeta Driton Hajdari, i njohur nga procesi Bllaca 2, ku ishte dënuar me shtatë vjet burg. Por, ai ishte lënë dy herë i lirë nga gjykata për shkak të zhvillimit të një sëmundje gjatë kohës sa ishte në burg, ALS- një sëmundje autoimune, që godet nervat, dhe përcjelljen e informacioneve, shkakton dëmtim të gjymtyrëve, të të folurit, gëlltitjes dhe deri në fundin fatal.
Nazim Bllaca me dëshminë e tij publike për vrasjet e kryera nga SHIK-u, i kishte hapur disa procese gjyqësore. Në të parin, i njohur si Bllaca 1 u dënua me 19 vjet burg Fahredin Gashi, ndërsa Hysri Rama u dënua me 6 muaj burg, me kusht.
Hajdari ishte liruar përfundimisht në nëntor të vitit 2019, për shkak të përparimit të sëmundjes.
Në vitin 2012 një trup gjykues i udhëhequr nga EULEX-i e kishte shpallur vendimin për dënimin e të akuzuarve Sadik Abazi dhe Bekim Syla fajtorë për vrasje të rëndë dhe janë dënuar me nga 12 vjet burgim, ndërsa Driton Hajdari dhe Shaban Syla u gjetën fajtorë për tentim-vrasje të rëndë dhe janë dënuar me nga 7, përkatësisht 8 vjet heqje lirie. Ndërkaq, i akuzuari kryesor në proces Shpresim Uka, është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim.
Nazim Bllaca i kishte akuzuar në nëntor të vitit 2009 për përfshirje në vrasje dhe krime të tjera: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Fatmir Xhelilin, Fatmir Limajn, Ekrem Jasharin, Sadik Abazin, Faruk (Fahredin) Gashin, Shpresim Ukajn, Driton Hajdarin, Kadri Veselin, Ferat Shalën, Bekim Sylën.
Dyshimet për skenarë

Vdekja e Hajdarit nuk është thjesht një statistikë. Askush nuk e ka hetuar rastin, nëse ai mund të jetë viktimë e ndonjë helmimi apo agjenti kimik që mund të shkaktojë sëmundje të atilla.
Përtej këtyre dyshimeve është e pamundur të mos shtrohet dilema, se a do të ketë drejtësi në këtë vend, nëse aq shumë dëshmitarë dhe aktorë të krimit vdesin pa u përmbyllur proceset gjyqësore, madje për rastet nga viti 1998 apo edhe 1997 e deri më sot?
Çështja është se në mungesë të dëshmitarëve proceset gjyqësore vështirësohen, sepse me vdekjen e ekzekutorëve, këputet prova në zinxhirin komandues. Dëshmitarët që shfaqen para gjykatës, mund të kenë parë apo të jenë në dijeni për ekzekutorët dhe shumë më vështirë është që ata të argumentojnë porositësi.
Deri sot në Hagë, mbahen në paraburgim Thaçi dhe të tjerët, më shumë nën dyshimin e urdhërdhënies së vrasjeve. Edhe nëse këta kjo gjykatë ia del t’i dënojë për shkak se jo të gjitha provat janë zhdukur, sidoqoftë jo të gjitha familjet e viktimave do të marrin satisfaksionin për ndëshkim të ekzekutorëve dhe të vetë pjesëmarrësve.
Po ashtu është e habitshme se si ish Presidenti i vendit gjeti mënyrën që t’i falte pikërisht 2 nga 5 të dënuarit në këtë proces, dhe një tashmë i sëmurë. Duke shpallur dekretin 161/2020, një vit më parë, me 4 nëntor 2020, ai ia fali Bekim (Hasan) Sylajt, që ende është në vuajtje të dënimit në Burgun e Sigurisë së Lartë, 3 vite e 6 muaj, ndërsa Shpresim (Ukshin) Ukajt, 4 vite, ndërsa ky ende është në vuajtje të dënimit në burgun e Sigurisë së Lartë.
Kur këtij vendimi ia shton faktin, se e nënshkroi dekretin e faljes me këtë përmbajtje kur nuk i kishin mbetur as 24 orë në liri, para se ai të dërgohej duarlidhur në Hagë, dhe pasi i kishte kërkuar një afat shtesë për dorëzim gjykatës, a nuk ishte një skenar?!
A nuk duket e gjitha një skenar, dhe se pse Thaçi në dy mandatet e para zgjodhi të jetë kryeministër, dhe jo president fillimisht, edhe pse nuk e kishte aspak të vështirë ta merrte këtë detyrë edhe më parë. Ushtrimi i kompetencave të Presidentit i duhej më vonë, kur gjërat të shkonin pisk!
Dy vite më parë është ekzekutuar një tjetër dëshmitarë i rëndësishëm, Qerim Kelmendi.
Qerim Kelmendi është përmendur si i dyshuar në organizimin e vrasjeve politike, dhe se ishte i kërkuar nga Gjykata speciale. Edhe kjo vrasje është konsideruar se ka të bëjë me zhdukjen e gjurmëve për vrasjet politike.
Sipas një tjetër krimineli, që përbënte skuadrën e vrasjeve, Shkumbin Mehmeti, dëshmonte se grupi vrastar ku bënte pjesë edhe vetë ky, ishte krijuar në vitin 2001.
Në janar të vitit të shkuar u vra Nazim Rrustemi, roje Pylli, në afërsi të liqenit të Badovcit. Sipas familjarëve ai ishte intervistuar nga hetues të Gjykatës speciale në Prishtinë, dhe se ata dyshojnë se është fjala për hakmarrje.
Skuadra e vrasjeve
Nazim Bllaca në dëshmitë publike dhe gjyqësore ka deklaruar se brenda SHIK-ut ekzistonte skuadra e vrasjeve, ndërsa e ka akuzuar hapur Azem Sylën, nga i cili ka thënë se kanë marrë urdhëra ekzekutimi.
“Epror kryesor në SHIK e kam pasur Azem Sylën. Bëhet fjalë për vrasje, plagosje, kërcënime, shantazhe, rrahje brutale etj. Është vështirë me ardhë këtu para parlamentit edhe me thënë si dëshmitar, mirëpo boll ka shkuar me ata dëshmitarët e fshehtë. Unë jam penduar për punën që është bërë nga 12 qershori i vitit 1999”, pat deklaruar Nazim Bllaca, para mediave, në një paraqitje shokuese.
Nazim Bllaca kishte pohuar në gjykatë në vitin 2011 se ish-ministri Sasha Rashiq e kishte vënë në kontakt me KFOR-in finlandez, që ai të jepte dëshmitë. Ai ka deklaruar po ashtu në gjykatë se ‘grupi i Azem Sylës’ ia kishte ofruar një milion euro vetëm që të heshtte, por paratë nuk ia kishin dhënë kurrë.
“Kërkesa e Shpresimit ka qenë që unë t’i marr 1 milion euro dhe të heshtë, kurse kërkesa ime ka qenë që të m’i japin 600 mijë euro dhe unë nuk e njoh më EULEX-in”, kishte pohuar Bllaca.
Procesi Bllaca 3 ishte gjykimi ndaj vetë Nazim Bllacës, që e kishte pranuar autorësinë në vrasjen e Ibush Kllokoqit, ish pjesëtar i sigurimit të Jugosllavisë.
Ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg, por, që u tha se do t’i mbante vetëm tri vjet e gjysmë për shkak se ai kaloi një vit në arrest shtëpiak. Me rastin e shpalljes së dënimit, gjykata mori parasysh rrethanat lehtësuese, faktin e zbardhjes së dëshmive, si dhe pendesën për krimin.
Bllaca u lirua në vitin 2015, nga Paneli për lirim me kusht, pasi i kishte kaluar 13 muaj burg efektiv, dhe kohën e arrestit shtëpiak.