Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi nuk arriti të përmbahet nga mesazhet që i thyejnë rregullat e heshtjes zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë tifo për njërin nga kandidatët e VV-së për kryetar të komunës, duke thënë se i njëjti po vjen..
Ndërkohë, postimi ka marr pëlqime edhe nga bashkëshortja e Krasniqit, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Deri në ora 15:00 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë vouar 23.60% e qytetarëve në 21 komunat e Kosovës që janë në balotazh.