U tha se është sulmuar Qëndron Kastrati, policia jep detajet

Aktuale

U tha se është sulmuar Qëndron Kastrati, policia jep detajet

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:38
Qëndron Kastrati

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës. Por zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se nuk është raportuar ndonjë rast i tillë.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”.

“Mbrëm rreth orës 22:40 eshte sulmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, shkroi ai.

Ai ka përmendur Policinë, duke thënë se “të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre”.

Por nga Policia e Gjilanit mohohet të jetë raportuar për ndonjë rast të tillë.

“Nuk ka rast të raportuar në Polici”, tha Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat