Kur ka mbetur një orë deri në mbylljen e vendvotimeve për procesin e balotazhit, analisti Xhevdet Pozhari iu ka bërë thirrje që të dalin të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës.
Por, atij nuk i ka mjaftuar vetëm thirrja për të votuar, pasi ka dhënë edhe sugjerime se kush të votohet, duke thyer kështu rregullat e heshtjes zgjedhore.
Postimi i plotë i Pozharit:
Vetëm edhe pak minuta deri në mbyllje të vendvotimeve.
Zgjidhja është e thjeshtë:
A jeni për standardin e qeverisjes ‘PLAN’ apo ‘Kurti 1 & 2’!?
Të gjithë Kryetaret trajtohen njëjtë, mirëpo DALLIMI është tek VULLNETI i kryetarëve dhe partive që përfaqësojne.
E keni në dorë t`i ZGJEDHNI kryetaret e pakorruptueshëm e të pa shantazhueshëm. Të njëjtë si qeveria qendrore.