Sot në 21 komuna të vendit është duke u zhvilluar balotazhi për të zgjedhur të parin e komunës.
Sipas të dhënave në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje në Kosovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 23.97% e qytetarëve të vendit.
Kur kanë mbetur edhe më pak së një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook ka treguar komunat, që sipas tij po i fiton LDK-ja.
“Fushë Kosovë Urime, Istog Urime, Podujevë Urime. Kaq kam info për momentin”, ka shkruar Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.