Gjatë ditës së sotme, kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është sulmuar mbrëmë nga disa persona, për të cilët ka thënë se edhe i ka identifikuar edhe me emra.
“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore”, ka ka deklaruar Kastrati.
E shefi i Shtabit Zgjedhor të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi, ka publikuar videon e momentit të sulmit ndaj Kastratit.
Për sulmin ndaj kreut të Kamenicës është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.