Zyrtarë policor në armë të gjata po gjenden në hyrje të shkollës/vendvotimit “Isa Boletini” në Podujevë.
Fehmi Zeqiri, menaxher i qendrës së votimit ka thënë për kallxo se nuk e kanë ftuar Policinë.
“Ne si kemi ftuar, policia i kanë planet e veta operative”, ka thënë ai.
Në informacionet e para një person dyshohet që ka fotografuar votën në këtë qendër dhe i njëjti është shoqëruar për në polici.
Nga Policia e Kosovës, kanë thënë se zyrtarët e njësisë speciale janë vendosur para qendrës së votimit për shkak të fluskit të qytetarëve dhe kohës së përfundimit të votimit, ku më pas priten të barten edhe kutitë e votimit ë qendrat e numrimit.