Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Arbër Ismajli, në një konferencë për media tha se kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri, prin ndaj kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni.
“Në matjet e para që janë Lutfi haziri prin ndaj kundërkandidatëve. Ju e dini që disa kompani të EXIT POLL-it kanë qenë në Gjilan.
Në matjet e para del që ne prijmë”.
Ismajli i falënderoi qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje.