Gjini konfirmon fitoren në Gjakovë

Aktuale

Gjini konfirmon fitoren në Gjakovë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 19:25
Ardian Gjini

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, aktualisht edhe kryetar i kësaj komune, Ardian Gjini sipas rezultateve të EXIT POLL-eve ka dalë fitues në këtë komunë.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe vetë Gjini para mediave.

“Të gjitha projeksionet na nxjerrin fitues. Është lajm i mirë dhe fitore për Gjakovën. Presim edhe rezultatet preliminare që do ta konfirmojnë atë qe dimë. I lus të gjithë të festojnë me kujdes”, ka thënë Gjini.

Gjini sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting në RTV Dukagjini ka arritur të marrë 54.4% kurse kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 45.6% .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat