(E plotësuar 22.06) Janë numëruar deri më tani 95% të votave në Komunën e Prishtinës.
Nga ky rezultat actual ende po kryeson kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ai po udhëheq me 50% të votave, apo rreth 1,200 vota.
Ndërkaq kundërkandidati i tij, Arben Vitia ka arritur 49% të votave deri më tani.

LIVE: Numërohen 85% të votave në Prishtinë, ky është rezultati
Deri më tani janë numëruar rreth 85% të votave në komunën e Prishtinës.
Nga këto rezultate ende opo vazhdon të kryesoj LDK-ja me kandidatin e saj, Përparim Rama.
Ai po prin me 51% të votave.
Ndërkaq, kundërkandidati i tij, Arben Vitia ka marr 48% të votave.
Ndryshimi ndërmjet tyre deri më tani është diku 2 mijë vota.

Numërohen rreth 50% të votave, LDK-ja prin në Prishtinë
Nga 48% të votave që janë numëruar deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po prinë me 51% të votave.
Ndërkaq kandidati i LVV-së, Arben Vitia deri më tani ka 48% të votave.
Megjithatë pritet të ketë ndryshime në rezultat.
KQZ-ja ende nuk i ka përfunduar numërimet as në komunat tjera.

Sipas KQZ-së ky kandidat po prin në Prishtinë
Nga rezultatet e numëruara deri më tani në Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama po udhëheq ndaj atij të Vetëvendosjes, Arben Vitisë.
Përparim Rama po udhëheq me 55%, derisa Arben Vitia me 44%.
Ndërkaq deri më tani janë numëruar vetëm disa vendvotime.
Rezultatet e Exit Poll-eve deri më tani dhanë rezultate të ndryshme.