Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultatit të procesit të balotazhit.
Në komunën e Prizrenit, është zhvilluar një garë interesante ndërmjet kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.
Në bazë të rezultatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) më 4 mijë e 673 vota prin kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ndaj kandidatit të VV-së, më 3 mijë e 211 vota apo 40.73% të votave.
Ndryshe, Mytaher Haskuka i VV-së deri më sot ishte kryetar i Komunës së Prizrenit.