(E plotësuar 20:49) - Alban Hyseni nga LVV-ja po vazhdon të prijë me 51,16% të votave.
Ndërsa Lutfi Haziri nga LDK-ja ka 48,84% të votave.
Deri tani janë numëruar 91,20% e votave.
***
KQZ ka numëruar 86,51% të votave në Gjilan.
Atje po vazhdon të prijë kandidati i VV-së Alban Hyseni me 50,94% të votave. Ndërsa, kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka 49,06% të votave, përcjell Bota sot.
***
Janë numëruar rreth 80,16% e votave në komunën e Gjilani.
Atje po prin kandidati i VV-së Alban Hyseni me 50,94% të votave. Ndërsa Lutfi Haziri i LDK-së ka fituar 49,06% të votave.

***
Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në Komunën e Gjilanit.
Atje, sipas KQZ, po prin kandidati i LDK-së Lutfi Haziri me 51,91% të votave.
Ndërsa, kandidati i VV-së Alban Hyseni, ka marrë 48,09% të votave.

Edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor, Haziri kishte dalë i pari./BS