Kandidati i LVV-së për komunën e Prishtinës, Arben Vitia është deklaruar për herë të parë, pas përfundimit të votimit.
Vitia u shpreh i rezeveruar ndaj exit-polleve duke deklaruar se po i pret rezultatet përfundimtare.
“Sot siç jeni dëshmitar kanë qenë një palë zgjehdje të jashtëzakonshme.
Komisionerët me punënë e tyre të palodhshme, gjithëditore po kontribuojnë që procesi të jetë demokratike.
Ne jemi këtu pavarësisht asaj që kemi nga exit-pollet. Ne jemi duke pritur rezultatet dhe po presim të gjitha rezultatet nga terreni”, deklaroi Vitia, përcjell “Bota sot”.