Qëndron Kastrati po del se ka humbur Kamenicën me të cilën ka udhëhequr deri më tani.
Atje po prin me vota kandidati i VV-së, Kadri Rahimaj.
E për këtë Kastrati I ka uruar fitoren, duke thënë se, i uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese.
Postimi në Facebook:
Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave!
I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese!
Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.
Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit!
Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!