Lidhja Demokratike ka fituar edhe Komunën e Junikut.
Në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga kjo komunë.
Në bazë të rezultateve, Ruzhdi Shehu nga LDK ka fituar 1.199 vota, apo 50,61%, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së ka marr 1.170 vota, apo 49,39%.
Kujtojmë se djali i kandidatit të AAK-së, Agron Kuqit, është arrestuar javë më parë pasi u kap duke manipuluar me votat e diasporës.