Xhafer Tahiri humb Vushtrinë, uron kundërkandidatin për fitore

Aktuale

Xhafer Tahiri humb Vushtrinë, uron kundërkandidatin për fitore

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:45
Xhafer Tahiri

Xhafer Tahiri nga LDK ka humbur në Vushtrri duke uruar kështu kundërkandidatin, Ferit Idrizin (PDK) për fitoren.

“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.

Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.

E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.

Shihemi në beteja të reja politike.

Me respekt,

Xhafer Tahiri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat