Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar garën përballë Isni Kilajt për të parin e Komunës së Malishevës.
Humbjen në Malishevë e ka pranuar vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, i cili ka thënë se për të jeta politike ka mbaruar.
“Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Isni Kilaj, përcjellë “Bota sot”.