Kryetari aktual i Prishtinë, Shpend Ahmeti ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të numërimit të votave në kryeqytet.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka uruar pasardhësinë e tij, kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën.
Ndërsa, Ahmeti përgëzoi edhe Vitinë për fushatën e tij.
“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve.
Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publik”, deklaroi Ahmeti, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tash është e qartë - kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama
Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve.
natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publik.
P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës