Tashmë edhe zyrtarisht, Përparim Rama i LDK-së është kryetari i ri i Komunës së Prishtinës. Ai ka dal fitues përballë Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
E menjëherë ka ardhur reagimi i kryetarit në largim të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka uruar Përparim Ramën për fitoren.
“Tash është e qartë - kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama. Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”, ka shkruar Ahmeti.
“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik. P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës”, shkruan Shpend Ahmeti në reagimin e tij, përcjellë “Bota sot”.