Sipas të dhënave të KQZ-së tashmë janë numëruar 100% e votave edhe në Komunën e Gjilanit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, e ka fituar këtë komunë me 51.03%, ose 21 mijë e 374 vota.
Kurse kundër kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka marrë 48.97% të votave, ose 20 mijë e 515.
Disa momente më parë, Haziri pranoi humbjen dhe uroi Hysenin për fitoren.