Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës është kryetari i ri i Prishtinës.
Ai ka fituar garën përball Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, në balotazhin e mbajtur sot.
Rama sot ka përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor, duke marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje.
Ndërsa Vitia, i cili në raundin e parë doli si fitues, sot ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.
Ramën për postin e ri, e ka uruar edhe kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetari federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, përcjell Bota sot.
“Urime Përparim Rama, kryetar i ri i Prishtinës”, ka shkruar Hoferer në një postim në Facebook./BS