Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, ka ngushëlluar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia, pas humbjes në Prishtinë.
Anëtari i VV-së ka thënë se Vitia është aktivist më i dashur i LVV-së në Prishtinë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Vitia ka frymëzuar fitoren e VV-së në Llap, Gollak, Shtime e Gjilan.
Reagimi i Mjekut në Facebook:
Dr. Arben Vitia është aktivisti ma i dashur i Lëvizjes në kryeqytet. Votat e munguara që nuk i dhanë sot detyrën e kryetarit të Prishtinës nuk na lëkundin besimin në karakterin, përgatitjen dhe përkushtimin e tij për të udhëheqë në ecuri e kohë të vështira. Angazhimi i dr. Benit si drejtor komunal, ministër shëndetësie, kryetar qendre e anëtar kryesie na ka frymëzu të gjithëve me punu me nder për qytetarin e Republikës. Ky frymëzim na pruni pashmangshëm fitoret në Llap, Gollak, Shtime e Gilan.
Faleminderit, i dashur dr. Ben! Urime, prof.dr. Shpejtim Bulliqi, kryetar Kadri Rahimaj, dr. Qemajl Aliu e prof. Alban S. Hyseni.
Vitia në një konferencë për media ka pranuar humbjen, duke ia uruar fitoren kundërkandidatit nga LDK-ja Përparim Rama, i cili do të udhëheq kryeqytetin gjatë katër viteve të ardhshme./BS