Lidhja Demokratike e Kosovë ka festuar në qendër të Prishtinës, pas shpalljes së fitores nga kandidati i kësaj partie, Përparim Rama.
Rama tha se do të angazhohet maksimalisht për t’i realizuar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.
“Kemi me bo Prishtinën qysh jemi ne me zemër të mirë. Kemi me punua me zellin më të madh derisa ta bëjmë Prishtinën me karakter. Mundemi e kemi rininë, e kemi popullin tonë, e kemi diasporën tonë fantastike”.
“E falënderojë Lumirin që ka pasë guxim, e ka transformua LDK-në, ka dal përtej partisë për të sjell dikë për të mirën e Prishtinës. Faleminderit degës të LDK-së në Prishtinë”.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kanë arritur të rikthejnë dhe ta forcojnë këtë parti.
“Ecëm bashkë me ju u ngritëm, e u rikthyem kjo është LDK-ja”.