Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka reaguar pas rezultatit të Vetëvendosjes në Prishtinë.
Zogaj thotë se kjo humbje e Arben Vitisë është një debakël i paparë në 20 vjet në skenën politike.
“Kthejeni Benin ministër të shëndetësisë, sepse pastaj ka me shku me vallëzu në dasma. Debakël i pa parë në më shumë se 20 vjet në skenën politike të Kosovës”, tha Zogaj.
Kandidati i LDK-së, Përparim Rama 40.658 të votave, që nëse përkthehet në përqindje, i bie 51.07.
Ndërkaq, Arben Vitia mori 38.958 vota, apo 48,93 për qind.