Basha uron Kosovën për “leksionin e demokracisë” në zgjedhjet lokalev

Aktuale

Basha uron Kosovën për “leksionin e demokracisë” në zgjedhjet lokalev

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:47
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kandidatët fitues në zgjedhjet lokale në Kosovë.

Basha e cilëson procesin zgjedhor në Kosovë si “leksion demokracie” duke iu referuar mbarëvajtjes dhe përfundimit të shpejtë të procesit të numërimit.

“Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që përcolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre.

Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë”, shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat