Smajl Latifi tregon pse e fitoi edhe një mandat

Aktuale

Smajl Latifi tregon pse e fitoi edhe një mandat

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:21
Smajl Latifi

Smajl Latifit thotë se puna e tij 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës bëri që sërish të fitojë edhe një mandat për të qeverisur me Rahovecin.

Ai ka thënë se do ketë energji të shtuar për katër vjetët e ardhshme, por se nuk do të ndryshojë parimet e tij udhëheqëse.

“Më 14 nëntor kemi shënuar një fitore plebishitare, madje unë kam pritur edhe pak më shumë. Gara është demokratike dhe jam i përgatitur që herët të eci në staza të gjata. Jam i gatshëm të përballem me sfida dhe do të ngadhënjej sepse e kam ndihmën e qytetarëve dhe njerëzit e njohin profilin tim”.

Latifi tha se Bujqësia do të vazhdojë të jetë në prioritet i tij, por thotë se duhet të jetë edhe i Qeverisë së Kosovës meqë kjo komunë ka potencial.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat