Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike të Kosovës është kandidati me rritjen më të madhe të votave në balotazhin që u mbajt dje në 21 komuna.
Ai ka thënë se Rama ka shënuar rritje nga balotazhi i parë prej rreth 21%, përcjell Bota sot.
Edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvndosje Arben Vitia, sipas Cakollit ka shtuar mbi 2 mijë vota në raundin e dytë.
Postimi i Cakollit në Facebook:
Në 21 komunat ku ka pasur balotazh, Përparim Rama është kandidati me rritjen më të madhe në vota dhe përqindje që i ka mundësuar edhe përmbysjen e rezultatit. Rama ka fituar në raundin e dytë mbi 15 mijë vota më shumë se sa në raundin e parë, duke shënuar rritje prej rreth 21%.
Kundërkandidati i tij, Arben Vitia, ka shtuar mbi 2 mijë vota në raundin e dytë, por të cilat kanë qenë të pamjaftueshme për të ruajtur avantazhin prej mbi 11 mijë votave nga raundi i parë.