Aktori i njohur Fatmir Spahiu, ka reaguar pas rezultatit të mbrëmshëm të balotazhit.
Kryetar i kryeqytetit u shpall Përparim Rama nga LDK.
Spahiu, përmes një postimi në Twitter tha se: ‘’Pavarësisht të gjithave, unë reklamat e Uran Ismailit i kisha lanë edhe nja 7-8 dite me u sjellë nëpër tv tona’’.
Kujtojmë se Uran Ismaili nga PDK ishte kandidat për kryetar të Prishtinës, derisa në raundin e parë mori 21.68% të votave.