Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, ka festuar me mbështetësit e tij të dielën, pasi e fitoi postin e kryetarit të kryeqytetit në balotazhin e zgjedhjeve lokale.
Lidhur me këtë ka raportuar edhe Associated Press ku shkruan që partia që qeveris me vendin [Lëvizja Vetëvendosje], ka pësuar “goditje të rëndë”.
“Partia e majtë në pushtet e kryeministrit Albin Kurti humbi garën në Prishtinë ku e kishte emëruar për kryetar ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.
Vetëvendosje fitoi në katër komuna, një më shumë se në vitin 2017”, thuhet tutje në shkrim.