‘E kam pritur fitoren’, Përparim Rama: Ja me kë e kam luftën në Prishtinë

Aktuale

‘E kam pritur fitoren’, Përparim Rama: Ja me kë e kam luftën në Prishtinë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Përparim Rama

“Kam pritur fitoren, i kam hyrë garës për të fituar”. Kështu deklaroi kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e komunës dhe bisedojmë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.

Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve duhet të ndodhë menjëherë.

Sa i përket emrave të drejtorëve të rinj, apo punësimeve në Komunën e Prishtinës, z. Rama tha se është për bashkim dhe jo përçarje ndërmjet partive politike.

“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për përbashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që  pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat