Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka uruar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, për fitoren në Prishtinë.
Ramën të cilin e ka mik, Lahaj e ka uruar me fjalët më të mira, duke i uruar të mos ndryshojë aspak nga tiparet e një njeriu të mrekullueshëm, përcjell Bota sot.
“Me këmbë të mbare mik”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
I dashtun mik i shtrenjtë, përveç që të uroj shumë suksese ty dhe Prishtinës në rrugëtimin tuaj të ri, uroj përzemërsisht që të mos ndryshosh aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm që të gjithë ne ti duam fort. Me këmbë të mbare mik. Perparim Rama.