Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, do të vizitojë sot Kosovën.
Gazetari Besnik Tahiri, ka njoftuar se po bëhen përgatitjet e fundit për një ceremoni të madhe që do t’ia shtroi kryeministri Albin Kurti, homologut të tij kroat.
Tutje, Tahiri bëri me dije se Plenkoviq dhe Kurti do të kenë një takim sy me sy dhe më pas do të dalin në një konferencë për media në oborrin e Qeverisë, për shkak të interesimit të madh të mediave.
Plenkoviq më pas do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, e cila do ta nderoi atë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”.
Ndërkohë, media ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të Plenkoviq gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.