Edhe pse humbi përballë Ardian Gjinit, kandidatja e VV-së Mimoza Kusari-Lila është zgjuar më entuziaste se kurrë. Së paku kështu duket nga një postim i mëngjesit në Facebook,
Ajo ka shkruar një mesazh inkurajues edhe për humbësit e tjerë në zgjedhje.
“Fituesit kurrë nuk ndalen, ata që dorëzohen kurrë nuk fitojnë!”, është statusi i Kusari-Lilës.
Ajo është e vetmja grua që arriti të bëhej kryetare komune më herët, por nuk ia doli të rifitojë një mandate në komunën e Gjakovës.